Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot se fondi shtesë prej 1.8 miliardë lekësh shpreh edhe një herë angazhimin e plotë të qeverisë Rama për zhvillimin e bujqësisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Denaj tha se “bashkë me kolegët filluam menjëherë punën për të vënë në zbatim vendimin e sotëm të qeverisë për mbështetjen e të gjithë aplikuesve në skemën kombëtare të naftës dhe të blegtorisë”.
“Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) janë në punë intensive së bashku me fermerët dhe pushtetin vendor për ta realizuar këtë proces brenda vitit”, tha Denaj.
Gjatë ditës së sotme ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur ndryshimet në buxhetin e vitit 2023, duke rritur me 7.5 miliardë lekë planin e të ardhurave të parashikuara.
Meta tha se “do të alokohen rreth 1.8 miliardë lekë për skemën e naftës dhe skemat e mbështetjes së fermerëve, për të cilat Ministria e Bujqësisë do të sigurohet për disbursimin e tyre deri në fund të vitit”.