PRITET rënie graduale e vlerave Barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit; përsa i përket reshjeve do të mbeten prezenete në zonat Veriore dhe Jugore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat qëndrore të Shqipërisë. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin; për pasojë vranësirat do të jenë prezente POR nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellimë. Parashikohet që gjatë natës i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira disi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE gjatë orëve të mëngjesit POR edhe mesdita do të ketë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi verior dhe Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.