Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMacron: Angazhim në formimin e të rinjve me zanatet e hotelerisë

Macron: Angazhim në formimin e të rinjve me zanatet e hotelerisë

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron deklaroi sot se Franca do të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, Macron u shpreh se, “ajo që dëshirojmë të bëjmë është gjithashtu të hapim terrene të reja, sidomos për aty ku s’kemi qenë mjaftueshëm të pranueshëm”.

Ai theksoi se javën e kaluar një delegacion i rëndësishëm francez ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjive të rinovueshme, fotovoltaike.

“Është një hap përpara në infrastrukturën në sektorin e ujit, në inovacion, në logjistikë, në infrastrukturat aeroportuale. Dhe shpresoj që ne të jemi në krahun tuaj në ambicien tuaj për turizmin dhe të kemi francezë të planit të parë në krahun tonë në lidhje me këtë. Është shumë e rëndësishme, që jo vetëm që ju të hapni shkolla të nivelit të parë, por gjithashtu të formoni”, tha ai.

Macron theksoi gjithashtu se Franca do të formojë të rinjtë shqiptarë me zanatet e hotelerisë.

“Folëm për faktin që Franca do të angazhohet në krahun tuaj që të formojë shqiptarët dhe shqiptaret e reja me zanatet e hotelerisë, restoranteve, por dhe të gjithë ata që janë të interesuara për zanate të së ardhmes në vendin tonë. Për këtë arsye kemi vullnetin për të hapur shkollën për zanatet digjitale. Kështu që trajnimet në këtë fushë është një sektor ku ne duam të ecim përpara”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments