Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMichel: Kolegji sjell rajonin më pranë Evropës

Michel: Kolegji sjell rajonin më pranë Evropës

 Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh sot, gjatë ceremonisë së ngritjes së kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë se, momenti në të cilin ndodh ky përurim është vërtet shumë simbolik.

“Kur Ju, Edi, hodhët këtë ide në dhjetor të vitit të shkuar në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova që do të duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 muajsh ja ku jemi, dhe është vërtetë shumë mbresëlënëse gjithë kjo gjë që kemi bërë”, u shpreh ai.

Michel falënderoi të gjithë ata që e mundësuan këtë.

“Sigurisht dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve që e keni bërë të mundur, Juve Edi, Komisionin Evropian, sigurisht Federica-n, drejtoreshën e Kolegjit të Evropës”, tha ai.

“Momenti në të cilin ndodh ky përurim është vërtetë shumë simbolik. Në vitin 1992 u krijua dega e Natolinit në Poloni për Kolegjin e Evropës dhe ashtu këto vende, pas rënies së Perdes së Hekurt, po bëheshin gati për anëtarësimin e tyre në BE. Dhe tashmë kemi një degë tjetër të Kolegjit të Evropës, në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të BE, përpiqen dhe bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE”, theksoi ai.

Pra, u shpreh Michel, “Shqipëria është në fakt një dritare për të ardhmen tonë evropiane, për të gjitha to gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin për Shqipërinë, për rajonin, por edhe për kontinentin tonë evropian”.

“Kjo degë e Kolegjit të Evropës, ky kampus do t’ju ndihmojë për t’u përgatitur për Evropën. Do ta na ndihmojë së bashku. E sjell rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit. Duke ndërtuar këto ura të përbashkëta ndërmjet të gjithë atyre që do të studiojnë këtu, mësimdhënësve, Kolegji i Evropës do të jetë një burim frymëzimi dhe mundësie për breza të rinjsh nga rajoni, nga Evropa dhe nga bota”, u shpreh ai.

Michel nënvizoi se, “me kërshëri presim që të kemi brezin e parë të atyre që do të përfundojnë studimet në Kolegjin e Evropës në Tiranë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments