Akti normativ përcakton se bordi do të monitorojë çdo javë çmimet e produkteve, sipas listës së miratuar prej tij dhe do të vendosë marzhin e fitimit.Në Fletoren Zyrtare është botuar akti normativ “Për transparencën dhe monitorimin e çmimeve për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës i miratuar nga qeveria. Çmimet e produkteve të shportës do të monitorohen çdo javë nga bordi i transparencës që përcakton marzhin e fitimeve të bizneseve. Subjektet e shumicës që nuk respektojnë vendimet e bordit do të penalizohen me gjoba deri 10 mln lekë, ndërsa për tregtarët e vegjël masa administrative do të jetë 2 mln lekë. Përsëritja e shkeljeve do të dënohet me mbyllje të aktivitetit deri në sekuestrimin e mallit
Nga SOT cmimet e produkteve të shportës do te monitorohen. Gjobë 2 deri në 10 mln lekë për abuzuesit !
RELATED ARTICLES