Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTStrakosha:Po mendojmë për Evropianin

Strakosha:Po mendojmë për Evropianin

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha sot se, gjëja më e mirë që ka bërë trajneri Sylvinho është krijimi i grupit.

Në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’, portieri i “Brentford” në Premier League, Strakosha u shpreh se ndihet shumë mirë dhe krenarë që po luan në Premier League.

“Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jetë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

“Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Evropian”, u shpreh Strakosha.

“Në Kombëtare jemi të lumtur, duket edhe nga jashtë. Kjo është ajo që na ka munguar gjithë ato vite. Grupi të bën të ndihesh mirë dhe të kesh rezultate”, theksoi ai.

Sa i përket ndryshimit të trajnerëve Reja dhe Sylvinho, Strakosha tha se, “na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë që ka bërë trajneri është krijimi i këtij grupi, jemi pranë njëri-tjetrit. Tani që jemi afër Euro 2024 po mendojmë si do luajmë në Evropian. Na duhet edhe një pikë, por ekipin e kemi për të provuar diçka më shumë se thjesht të luajmë”.

Për derbin me Berishën për një vend në Evropian, Strakosha tha se, “kemi edhe shtatë muaj për Evropianin, nuk i dihet në jetë. Jam i lumtur që jam me Kombëtaren dhe kam shëndet të mirë”.

Për miqësoren me Bullgarinë, Strakosha u shpreh se, “presim një ekip që do mbrojë dhe do na sulmojë me goditje standarde. E shohim si një ndeshje zyrtare, vetëm kështu do kemi një mënyrë loje”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments