Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIInvestimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, 10% janë grante dhe 90 %...

Investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, 10% janë grante dhe 90 % hua

Në fjalën e mbajtur në çelje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë, Rama tha se nuk po kërkon përfitime të barabarta financiare për vendet joanëtare të BE-së apo një proces të përshpejtuar të anëtarësimit.

Sipas tij, “një proces i bazuar në merita drejt anëtarësimit të plotë duhet të vazhdojë për të mirën tonë”.

“Shqipëria vlerësoi qysh prej ditës së parë vlerën e padiskutueshme të shtuar që mund të japë dhe ka luajtur rolin e saj, por e vërteta është se ndërkohë që kemi përpjekjet për të hequr tarifat dhe përpjekjet e tjera thelbësore, procesi është penguar nga çështje afatgjata dypalëshe midis disa vendeve të rajonit”, shtoi ai.

Rama theksoi se “fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë”.

“Këto shifra janë një dëshmi fillestare e shkallës së frikshme të një ndarje klasore e cila është thelluar dhe ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës, në të njëjtin vit ku kriza të tërthorta kanë goditur kontinentin. Ndërkohë që rëndësia e vetë atyre krizave na kanë sjellë edhe më afër në nivel politik e njerëzor”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments