Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTBushi fton dy futbollistë për sfidën ndaj Malit të Zi

Bushi fton dy futbollistë për sfidën ndaj Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare U-21 është rikthyer në Shqipëri ditën e djeshme, duke nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Malit të Zi U-21, e programuar për t’u zhvilluar të martën më 17 tetor në stadiumin “Arena Egnatia”. Ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi është grumbulluar sërish në kompleksin “Tropikal” në Durrës. Sa i përket gjendjes së ekipit, Cristian Shpendi dhe Enis Shabani kanë shfaqur probleme fizike pas ndeshjes me Finlandën U-21 dhe po mbahen në monitorim nga stafi mjekësor i skuadrës. Për këtë arsye, trajneri ka vendosur të thërrasë Stiven Bibo dhe Eljon Toçi. Të dy lojtarët kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21. Mesfushori Bibo aktivizohet me skuadrën e Laçit në “Abissnet Superiore”, ndërsa sulmuesi Toçi luan me ekipin e Sestri Levante në Itali. Bibo dhe Toçi janë bashkuar me skuadrën në Durrës dhe janë vënë menjëherë në urdhrat e trajnerit Bushi. Kombëtarja U-21, deri më tani në kualifikueset e “Euro 2025” ka zhvilluar tre ndeshje në grupin E dhe ndodhet në vendin e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments