Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA : Koreja e Veriut furnizoi me armë Moskën për luftën kundër...

SHBA : Koreja e Veriut furnizoi me armë Moskën për luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut furnizoi Rusinë me armë për luftën e Kremlinit kundër Ukrainës, duke siguruar më shumë se 1 000 kontejnerë me pajisje ushtarake, tha sot Shtëpia e Bardhë. “Në këmbim, Pheniani mendohet se dëshiron teknologji të sofistikuara të armëve ruse nga Moska, në mënyrë që të zgjerojë programin bërthamor të Koresë së Veriut”, tha kreu i komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. “Uashingtoni dënon Korenë e Veriut për furnizimin e Rusisë me pajisje ushtarake… për të sulmuar qytetet ukrainase, për të vrarë civilët ukrainas dhe për të çuar më tej luftën e paligjshme të Rusisë”, tha Kirby. “Në mënyrë të veçantë, Koreja e Veriut ka të ngjarë të kërkojë ndihmë ushtarake nga Rusia duke përfshirë avionë luftarakë, raketa tokë-ajër, automjete të blinduara, pajisje të prodhimit të raketave balistike ose materiale të tjera dhe teknologji të tjera të avancuara”, shtoi ai. “Ne po monitorojmë nga afër nëse Moska do t’i sigurojë Phenianit këto materiale”, tha Kirby. Kirby dënoi zgjerimin e partneritetit ushtarak midis Moskës dhe Phenianit, duke thënë se ai minon stabilitetin rajonal dhe regjimin global të “Mospërhapjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ