Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë, kapen armë e pajisje ushtarake

Kosovë, kapen armë e pajisje ushtarake

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës sot ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit. Aksioni është ndërmarrë në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale. Kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë. Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj. Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes. Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara: -87 copë eksploziv të tipit TM 100 -3 granata hedhës dore (zola) -1 armë automatike AK-47 -1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD -14 karikatorë -municion të kalibrave të ndryshëm -63 detonatorë elektrik -23 detonatorë mekanik -1 orë për aktivizim -1 granatë dore M79 -3 tuba fitila ndezës – Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicinale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments