Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Hënë,16 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Hënë,16 Tetor 2023

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të hënë PARAQITET me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Parashikohet që vanësirat të theksohen gjatë pasdites KU herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do te fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesine 55 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Pjesa e parë e ditës; parashikohet të dominohet nga intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore të Maqedonisë së MV. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjellë rrebeshe të pakta shiu në të gjithë territorin e MV. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dendësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, POR më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRTIJE në vlerat minimale POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do te fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Jugperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në; gadishullin Iberik si edhe disa zona në qëndër të territorit. PO ashtu, do të dominohen nga vranësira dhe shira brigjet e detit të zi si edhe pjesa më e madhe e Europës Juglindore duke bërë që herë pas here të ketë rrebeshe NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITEN vetëm gadishulli Skandinav si edhe ishujt Britanikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments