Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi me probleme

Bankat ristrukturuan dy miliardë lekë kredi me probleme

Bankat kanë vijuar të kryejnë ristrukturime të kredive edhe në gjysmën e parë të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit 2023, ishte rreth dy miliardë lekë, ose sa 4.2 % e stokut të kredive me probleme.

“Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen me kreditë në valutë për sektorin e biznesit dhe në mënyrë të veçantë me kreditë e dhëna për industrinë e ndërtimit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit”, njofton BSH-ja, teksa evidenton rënie të numrit të kredive të ristrukturuara.

Sipas BSH-së, vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë të 2023-shit është sa 28 % e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtën periudhë në 2021-shin dhe sa 32 % e vlerës së kredisë së ristrukturuar në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Ekspertët vlerësojnë se, rënia e ristrukturimeve lidhet me cilësinë e portofolit të kredisë që nuk ka pasur presione shumë të rëndësishme përkeqësuese.

Kështu në fund të gushtit, raporti i kredive me probleme ishte afërsisht 5.3 %, me një rritje të lehtë nga niveli 5 % ku qëndronte në fund të vitit 2022.

Sipas reegullores, duhet që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments