Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Ambasadori Minxhozi merr “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

​Ambasadori Minxhozi merr “Çelësin e Qytetit” në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve në takimin lamtumirës që pati me të.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzkanoshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone” – deklaroi kryetari Rama.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi u shpreh falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”- deklaroi ambasadori Minxhozi.

Sipas një komunikate të komunës, Qemal Minxhozi, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments