Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMKonferencë ndërkombëtare mbi çështjet urgjente të strehimit, planifikimit dhe zhvillimit të tokës

Konferencë ndërkombëtare mbi çështjet urgjente të strehimit, planifikimit dhe zhvillimit të tokës

U çel sot konferenca dyditore ndërkombëtare mbi “Çështjet e strehimit, planifikimit dhe zhvillimit rezilient të territorit: drejt një qasjeje euromesdhetare”.

Konferenca organizohet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Universiteti POLIS, Co-Plan dhe OMB.

Konferenca u çel nga akad. Neki Frashëri në sallën “Aleks Buda”, ku ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushi, zëvendëskryetari Vasil Tole, prof. dr. Besnik Aliaj, rektor i Universitetit Polis, kryetarja e Komitetit për Zhvillimin Urban, Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, Marv Barbullushi, ekspert në Projektin Europian “Green Axhenda” / Co-Plan, si dhe akademikë, studiues e studentë të Universitetit POLIS.

Në fjalën e tij, prof.dr. Aliaj falënderoi kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Kryesinë e saj për frymën e bashkëpunimit dhe theksoi se kjo konferencë nuk është një konferencë me mure të mbyllura, por shkon drejt një konference më të rëndësishme plenare, duke shërbyer si një mbështetje për institucionet dhe shtetin.

Prof. dr. Aliaj tha se fokusi gjeografik i konferencës mbulon tre dimensione: Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor, vendet euromesdhetare.

Universiteti POLIS dhe Akademia e Shkencave synojnë të fokusohen në fushat e sipërpërmendura kërkimore, që janë me interes të përbashkët si për qytetet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për qytetet mesdhetare, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: politikat e strehimit, historinë urbane dhe tipologjinë e arkitekturës, inovacionin dhe dixhitalizimin në urbanizëm, efiçencën e energjisë, reziliencën dhe qëndrueshmërinë mjedisore, qeverisjen dhe teknologjitë inteligjente për menaxhimin e qytetit, edukimin dhe aspektet gjinore në hulumtimet mbi planifikimin urban.

Qëllimi kryesor i kësaj konference ndërkombëtare është të sjellë së bashku studiues, politikëbërës dhe praktikues për të shqyrtuar çështjet urgjente të strehimit, planifikimit dhe zhvillimit të tokës në këto rajone, në një kontekst të tranzicionit, sfidave klimatike dhe realiteteve postpandemike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments