Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka premtuar mbështetje të mëtejshme ushtarake për Izraelin pas sulmeve nga Hamasi.
“Ne kemi shtuar skuadriljet e avionëve luftarakë amerikanë në Lindjen e Mesme dhe Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është plotësisht i gatshëm të vendosë asete shtesë, nëse është e nevojshme”, tha Austin së bashku me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në një konferencë për shtyp në Izrael.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar tashmë një aeroplanmbajtës, anije luftarake dhe disa avionë luftarakë në Mesdheun lindor pranë Izraelit.
Por, administrata Biden ka thënë vazhdimisht se nuk do të dërgojë trupa amerikane.
“Ashtu si ISIS-i, Hamasi nuk ka asgjë për të ofruar përveç fanatizmit dhe vdekjes”, tha Austin.
“Nëse do ta kishim ditur ose nëse do të dinim për një sulm në pritje kundër një aleati, ne do ta informonim qartë atë aleat”, tha ai.