Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMEPJ: Përpjekje për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë në Rripin e...

MEPJ: Përpjekje për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë në Rripin e Gazës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës, njoftoi sot MEPJ.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë), të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës.

Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments