Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKuvendi miraton me 101 vota pro rezolutën për Kosovën

Kuvendi miraton me 101 vota pro rezolutën për Kosovën

Miratohet rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën me 101 vota pro dhe 1 abstenim. Në përfundim të mocionit me debat dhe interpelancës, Kuvendi votoi pro rezolutës të sjell në Kuvend, e cila dënon sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh të enjten në një seancë ku për 5 orë u diskutua për projektrezolutën në mbështetje të Kosovës. Të pranishëm në Kuvend ishin 106 deputetë, ndërkohë që në votim nuk u futën amendamentet e deputetit të PD-së, Kreshnik Çollaku. Po ashtu u votuan dhe projektligjet që ishin në rend të ditës javën e kaluar dhe që nuk u votuan pasi opozita bllokoi foltoren.

Rezoluta e miratuar sot në Kuvend bashkoi opozitën dhe mazhorancën. Ajo përbëhet nga tri pika.

“Rezoluta është në përputhje me angazhimet Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe politikën e mbrojtjes së interesave strategjike kombëtare të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës Ajo është në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj kushtetuese, si dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave demokratike, sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon; Thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar në Republikën e Kosovës pas sulmit të organizuar ushtarak dhe kriminal të një njësie terroristësh serbë në veri të vendit, më datë 24 shtator 2023”, lexohet në rezolutën e miratuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë (202310121406040068REZOLUTË PËR KOSOVËN (1).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments