Territori i Kosovë do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin, KU më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore. Temperaturave të ajrit do të RRITEN me 2 gradë C në mengjes POR mesdita ruan vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.Përsa i përket parametrit të Erës dajo do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe Jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat Lindore, dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin. POR nuk do të gjenerojnë reshje. Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mengjes POR mbeten të pandryshueshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Verior.
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante KU më të theksuara kthjellimet paraqiten në; Europën Jugperëndimore dhe Europën Juglindore NDERSA Alpet e Europës sie dhe zonat përreth tyre vijonë me vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu; ishujt Britanike si edhe Europa Lindore dominohen nga reshje shiu e dëbore në Lindje të kontinentit.