Ndërmarrje të reja sociale po krijohen në asetet e sekuestruara nga krimi i organizuar në Shqipëri. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë bëri të ditur sot se javën e kaluar u shpallën idetë fituese të mbështetura nga projekti TWIST, financuar nga Bashkimi Evropian. Dy ndërmarrje sociale në asete të konfiskuara nga krimi i organizuar, 3 të sapokrijuara dhe 5 ekzistuese do të fuqizojnë grupet e margjinalizuara përmes aftësive profesionale, përfshirjes sociale dhe punësimit për mbi 890 individë, theksoi zyra e BE. Duke u mbështetur në suksesin e projektit CAUSE, TWIST ofron një model të ripërdorimit të aseteve të konfiskuara për qëllime publike dhe sociale, nënvizon zyra e BE.
Ndërmarrje të reja sociale, në asetet e sekuestruara nga krimi i organizuar në Shqipëri
RELATED ARTICLES