Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE“Përballja me të shkuarën komuniste dhe politikat e kujtesës sot”

“Përballja me të shkuarën komuniste dhe politikat e kujtesës sot”

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit organizoi sot Forumin e Tiranës “Përballja me të shkuarën komuniste dhe politikat e kujtesës sot – ndërmjet kërkimit dhe politikëbërjes”.

Forumi u zhvillua në mjediset e Hotel Tirana International ku, fillimisht u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes ISKK dhe homologut të tij rumun IICCMER. Më pas u zhvilluan punimet në katër seanca me diskutime mbi marrëdhëniet e shoqërive postkomuniste me të shkuarën totalitare, duke përfshirë politikat, debatin publik, simbolet komuniste, studimet etj.

Dy seancat e para iu kushtuan prezantimit institucional të palëve të interesit mbi aktivitetet dhe politikat e tyre lidhur me temën. Në forum morën pjesë: drejtori ekzekutiv i ISKK, Çelo Hoxha, drejtuesja e IDMC Jonila Godole, drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula, drejtoresha e Muzeut Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, Etleva Demollari, Afrim Krasniqi nga Instituti i Historisë e shumë të tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments