Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEARSIMShtyhet deri më 31 tetor aplikimi për t’u pranuar në Akademinë e...

Shtyhet deri më 31 tetor aplikimi për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë

Shtyhet deri më datë 31 tetor 2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Policia e Shtetit njofton se “qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë qenë të shumta”.

Policia e Shtetit njofton se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

“Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit, të Policisë Kriminale, të parandalimit të pastrimit të parave dhe të krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit”, mbyllet njoftimi.

Më herët, Policia njoftoi se ministri i Brendshëm, ka miratuar urdhrin për ndryshimin e kriterit të moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç, si dhe për shtyrjen e afatit të aplikimeve, deri më datë 15 shtator 2023, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100. Aplikimet bëhen pranë të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë (si pranë atyre që kanë shpallur kuota pranimi në momentin e çeljes së aplikimeve, ashtu dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë që deri më tani nuk kanë shpallur kuota pranimi).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments