Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTAkademia e Futbollit Durrës do të ndërtohet në zonën e Spitallës

Akademia e Futbollit Durrës do të ndërtohet në zonën e Spitallës

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës, vendimin për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pronave shtetërore me numër pasurie 79/1, me sipërfaqe 99 mijë e 770 metra katrorë, dhe 80/1, me sipërfaqe 104 mijë e 580 metër katror në zonën e Spitallës në Durrës.

Kjo pasuri do të vihen në dispozicion të fondacionit “Durrah City Football Academy”, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës.

“Pasuritë do të përdoren për ndërtimin dhe zhvillimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, të ambienteve sportive dhe çdo shërbimi të nevojshëm, në funksion të promovimit dhe zhvillimit të sportit të futbollit në Republikën e Shqipërisë, si dhe realizimin e funksioneve të fondacionit “Durrah City Football Academy”, citohet relacioni që shoqëron këtë vendim.

Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe fondacionin “Durrah City Football Academy” dhe Agjencinë Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ