Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSylvinho: Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare

Sylvinho: Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare

Trajneri i Kombëtares Sylvinho Mendes Campos Junior, në një konferencë për mediet mbajtur sot në Tiranë, një ditë përpara ndeshjes së futbollit Shqipëri-Çeki, u shpreh se, “kjo ndeshje është një nga më të rëndësishmet, por jo vendimtare për kualifimin në Gjermani 2024”.

“Na pret një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, por jo vendimtare. Çekia është një skuadër fizike, nuk ka humbur ende. Ata kanë pësuar vetëm dy gola. Na pret një punë e madhe, duhet të djersijmë shumë. Na presin 3 finale, nuk do të jenë të lehta, por jemi gati dhe të përgatitur. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë“, tha Sylvinho.

Ai tha se, është i fokusuar vetëm te Çekia.

“Kemi lojtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga gjithë trevat shqiptare. Pak rëndësi ka nga është origjina e një futbollisti. Nëse lojtarët janë në gjendje të luajnë me ne, kanë cilësitë e duhura dhe e ndjejnë, atëherë mirë se të vinë. Daku dhe Mija janë lojtarë shumë të mirë, po bëjnë shumë mirë me Shqipërinë. Është shumë e rëndësishme të tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë, për tifozët tanë. Kjo është forca e kësaj skuadre. Dhe kështu do të ndodhë”, u shpreh Sylvinho.

Ndryshojnë dy gjëra, vijoi trajneri, krahasuar me ndeshjen e parë: luajmë në shtëpi dhe kanë mbetur edhe dy takime më pas. “Kemi lojtarë me eksperiencë, si Gjimshiti, Hysaj, Strakosha dhe lojtarë të tjerë. Lojtarë që janë mësuar me këto lloj takimesh. Ndihem shumë mirë, njerëzit mbështetin dhe kanë besim edhe te lojtarë si Uzuni, Muçi, Asani”, tha Sylvinho.

Ndërsa kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh se skuadra është gati për të dhënë maksimumin dhe se, sipas tij, kuqezinjtë do ta arrijnë kualifikimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments