Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBiblioteka shëtitëse, shpërndahen tekste në fshatrat e Gjirokastrës

Biblioteka shëtitëse, shpërndahen tekste në fshatrat e Gjirokastrës

“Biblioteka Shëtitëse”, është nisma e ndërmarrë nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” në kuadër të tetorit të letërsisë në Gjirokastër.

Libra nga fondi i bibliotekës për fëmijë “Tasim Gjokutaj” duke nisur nga dita e sotme kanë filluar të shpërndahen në shkolla të ndryshme të fshatrave duke iu dhënë mundësinë fëmijëve të përzgjedhin mes titujve të rinj.

Ishin nxënësit e shkollës së fshatit Asim Zeneli që përfituan të parët duke u çelur edhe kartelat e para të “Bibliotekës Shëtitëse”.

Mua me pëlqejnë libra, unë kam lexuar shumë libra dhe sot po na duket shumë e bukur që kanë sjellë libra nga biblioteka e fëmijëve”, tha një nxënës.

Unë kam zgjedhur librin “Iliada” me pëlqen shumë që e zgjodha më duket shumë interesant dhe më pëlqen shumë biblioteka duke sjellë libra tek ne që të arsimohemi dhe të argëtohemi”, thotë një nxënës tjetër.

Kjo nismë është e fokusuar më tepër në fshatrat e Gjirokastrës të cilët e kanë më të vështirë të bëhen pjesë e bibliotekës tonë dhe me këtë rast menduam që herë pas here të organizojmë  “Bibliotekën Shëtitëse”, tha Arlisa Gushi, instruktore ne QKF.

Aktiviteti i radhës nga Qendra Kulturore “Fato Berberi” do të jetë “Miku i vogël i librit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments