Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKE pezullon ‘Pagesat për Zhvillim’ për palestinezët

KE pezullon ‘Pagesat për Zhvillim’ për palestinezët

Komisioni Evropian ka pezulluar menjëherë të gjitha ‘Pagesat për Zhvillim’ për palestinezët pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, njoftoi sot komisioneri evropian Olivér Várhelyi në X, dikur Twitter.

“Projektet e ndihmës me vlerë 691 milionë euro (728,6 milionë dollarë) janë në shqyrtim”, tha Várhelyi.

“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Nuk mund të ketë marrëveshje siç është bërë zakonisht”, shkroi ai.

“Tani duhet të trajtohen themelet për paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën. Nxitja e urrejtjes, dhuna dhe glorifikimi i terrorit kanë helmuar mendjet e shumë njerëzve’, theksoi Várhelyi.

“BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë donatorët më të mëdhenj për popullsinë palestineze”, tha më herët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Blloku planifikoi të mbështeste popullin palestinez me 1,18 miliardë euro për periudhën 2021-2024”, thuhet në një njoftim për shtyp.

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë këtë çështje nesër në një takim të jashtëzakonshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments