Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENetanyahu: Përgjigjja izraelite ndaj sulmeve do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Netanyahu: Përgjigjja izraelite ndaj sulmeve do të ndryshojë Lindjen e Mesme

Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmeve në Rripin e Gazës nga grupi militant islamik Hamas do të ndryshojë Lindjen e Mesme, tha sot kryeministri Benjamin Netanyahu.

“Ajo më të cilën do të përballet Hamasi do të jetë e ashpër dhe e tmerrshme”, u tha Netanyahu zyrtarëve të Izraelit jugor, sipas një deklarate.

“Ne jemi vetëm në fillim”, tha ai.

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve të ndërmarra nga Hamasi të shtunën duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 700 izraelitëve.

Gjithashtu, 2400 të tjerë u plagosën dhe militantët e Hamasit po mbajnë peng më shumë se 100 izraelitë në Rripin e Gazës.

“Më shumë se 558 njerëz në Rripin e Gazës janë vrarë dhe më shumë se 2800 janë plagosur në sulmet izraelite”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Hamasi është klasifikuar si një organizatë terroriste në Izrael, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments