Ushtria izraelite ka goditur objektivat në Liban me helikopterë sulmues, tha sot ushtria, duke shtuar se ushtarët e saj kishin qëlluar disa të dyshuar të armatosur që kishin hyrë në Izrael nga fqinji verior.
Ushtria kishte njoftuar më parë se po kërkonte për të dyshuar të tjerë.
Sipas medias izraelite, ka pasur shkëmbime zjarri. Televizioni izraelit raportoi se banorët në veri të vendit ishin urdhëruar të qëndronin në strehimore.
Hezbollah, një organizatë shiite e lidhur ngushtë me Iranin, mohoi përfshirjen në incident, të cilit Izraeli iu përgjigj duke qëlluar mbi objektiva në jug të Libanit.
Burimet e sigurisë në Liban dyshojnë se pas sulmit ndaj Izraelit qëndrojnë militantë palestinezë.
Hezbollahu mori përgjegjësinë të dielën për raketat e lëshuara nga Libani juglindor në territorin kufitar izraelit.