Të paktën 700 persona u vranë dhe më shumë se 2 0000 u plagosën në Izrael në ditën më të keqe të gjakderdhjes midis qytetarëve izraelitë që nga Lufta e Pavarësisë në 1948. Gjakderdhja erdhi gjatë sulmeve të papritura në shkallë të gjerë nga Rripi i Gazës nga grupi militant islamik Hamas të shtunën. ”Më shumë se 100 njerëz u rrëmbyen nga qytetet izraelite dhe u dërguan në Gaza”, tha qeveria izraelite. Mediet izraelite raportuan rreth 170 izraelitë në robëri në Gaza. Në rrjetet sociale janë shpërndarë skena të tmerrshme të rrëmbimeve, ku shihet rrëmbimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve, disa prej të cilëve u plagosën. Shumë viktima ishin pjesëmarrës të rinj në një festival në shkretëtirën Negev. Disa komentues e përshkruan masakrën si 11 shtatorin e Izraelit, duke iu referuar sulmeve terroriste në Kullat Binjake të Nju Jorkut. Shumë shtetas të tjerë u vranë, u plagosën ose janë zhdukur sipas qeverive të tyre, duke përfshirë shtetas nga Tajlanda, Franca, Gjermania dhe SHBA. Qeveria polake tha se po dërgon avionë ushtarakë për të larguar shtetasit e saj nga Izraeli. ”Sulmet hakmarrëse izraelite në Gaza më vonë vranë 313 palestinezë dhe plagosën pothuajse 2 000”, tha Ministria e Shëndetësisë atje. Midis të vdekurve ishte lideri i lartë i Hamasit, Ayman Younis, trupi i të cilit u gjet nga rrënojat e shtëpisë së tij të dielën pas bombardimeve në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore, konfirmoi agjencia e mbrojtjes civile.