Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme dhe çështjen palestineze do të zhvillohet nesër, pas dhunës midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot OKB në një deklaratë.
Brazili, i cili aktualisht mban presidencën e Këshillit, tha se do të thërriste “një takim urgjent të organizatës” për të trajtuar situatën në Izrael dhe Rripin e Gazës.
Numri i viktimave nga luftimet në Izrael është rritur akoma.
Deri tani numri i të personave që janë vrarë në Izrael dhe në Territoret Palestineze është mbi 268.
Të paktën 70 persona janë vrarë në Izrael pasi grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite. Militantët kaluan në Izrael nga Gaza nën mbulesën e 2 500 raketave dhe kanë zënë robër dhjetëra izraelitë, sipas BBC.