Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH:60,782 aplikime për kredi në 6-mujorin I

BSH:60,782 aplikime për kredi në 6-mujorin I

Gjatë gjashtëmujorit të parë 2023 bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 60,782 aplikime për kredi, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, ndaj totalit të aplikimeve për kredi, 8 % i përkasin sektorit të “ndërmarrjeve” (2533 aplikime nga “ndërmarrje të vogla dhe të mesme” dhe 2194 aplikime nga “ndërmarrje të mëdha”) dhe 92 % i përkasin sektorit të “individëve” (56,055 aplikime gjithsej).

Kjo shpërndarje ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por është zhvendosur disi në favor të ndërmarrjeve krahasuar me një vit më parë.

Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 24 % e tyre janë refuzuar nga bankat. Kjo normë ka vijuar të shënojë rritje duke rezultuar rreth 3.7 pikë përqindje më e lartë se gjashtë muaj më parë dhe rreth 5.8 pikë përqindje më e lartë se një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat ka shënuar rënie me 5.5 % krahasuar me gjashtëmujorin e fundit 2022.

Kjo rënie ka ardhur nga “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” (me 21.6 %) dhe individët (me 4.9 %), ndërkohë që kategoria “ndërmarrje të tjera” ka rezultuar në rritje me 2.1 %.

Edhe krahasuar me një vit më parë, numri i aplikimeve gjithashtu ka rezultuar në rënie me 7.9 %, e ardhur nga të tre kategoritë e klientëve, por më e theksuar për “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments