Profesorë të Univesitetit Bujqësor të Tiranës zhvilluan sot në mjediset e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural një takim informues me specialistë të këtij institucioni, mbi rëndësinë e cilësisë dhe vazhdimit të studimeve akademike për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Lektorët përmes një bisede të hapur shpjeguan se çfarë përmban cikli i studimeve për masterin ekzekutiv “Planifikimin dhe zhvillimin ekonomik-territorial të zonave rurale”, dhe si këto dije mund t’i zbatojmë për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik të këtyre zonave.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të punë së saj kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, në mënyrë që të rrisë kapacitetet e burimeve njerëzore përmes programeve të ndryshme.
Në këtë kuadër institucionet në varësi të MBZHR-së po bashkëpunojnë fort me UBT-në në drejtim të rritjes së aftësimin akademik dhe profesional për sfidat e zhvillimit të bujqësisë.