Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Rritja e çmimeve të banesave po frenohet

BSH: Rritja e çmimeve të banesave po frenohet

Çmimet e pasurive të paluajtshme duket se e kanë frenuar rritjen në gjysmë pare vitit 2023. Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, të publikuar sot, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6 % në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë. Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3 % ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë. Megjithatë, është rritur pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera ishte i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi. Edhe çmimet e qirasë sipas agjentëve kanë shënuar rritje gjatë periudhës. Kërkesa e përgjithshme për marrje me qira raportohet më e lartë nga kërkesa gjatë gjashtëmujorit të mëparshëm. BSH-ja bën të ditur se, informacioni mbi kërkesën dhe çmimet e qirasë vjen kryesisht nga agjentët që kryejnë aktivitet në zonën e kryeqytetit. Vlerësimet e subjekteve për gjendjen e tregut dhe çmimet në tregun e banesave mbeten përgjithësisht pozitive për afatin e shkurtër dhe afatin më të gjatë. Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75 – 80 % të xhiros së të gjithë popullatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments