“Shqipëria është Biodiversitet” është një vepër arti tashmë e vendosur në sheshin Skënderbej, që ka për synim ndërgjegjësimin mbi ekosistemet dhe speciet fantastike që banojnë në vendin tonë. Vepra është realizuar si një imazh i rikonceptuar i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar. Duke konsideruar artin si një mjet të shprehjes dhe interpretimit, “Shqipëria është Biodiversitet” vjen si punë që synon të nxisë kureshtje, reflektim dhe diskutim të hapur mbi kërcënimin e vazhdueshëm ndaj botës së egër në Shqipëri. Instalacioni do të jetë i vendosur në qendër të Tiranës deri më 22.10.2023. Gjatë këtyre tre javëve do të zbatohen fushata edukative të dedikuara për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, si dhe aktivitete të ndryshme publike si diskutime, shfaqje filmash, performanca artistike, etj.
Instalacion për biodiversitetin në sheshin “Skënderbej”
RELATED ARTICLES