Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESunak propozime të reja për të luftuar pirjen e duhanit

Sunak propozime të reja për të luftuar pirjen e duhanit

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka propozuar rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit, çdo vit, që do të thotë se një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare. Sunak tha se duhen bërë më shumë perpjekje për të ndaluar adoleshentët të konsumojnë cigare. “Ai tha në konferencën e Partisë Konservatore në Mançester se një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare”, sipas legjislacionit të ri. “Nëse duam të bëjmë gjënë e duhur për fëmijët tanë, duhet të përpiqemi t’i ndalojmë adoleshentët të pinë cigare”, tha ai. “Sepse pa një ndryshim të rëndësishëm mijëra fëmijë do të fillojnë të pinë duhan në vitet e ardhshme dhe si rezultat do t’u shkurtohet jeta”, tha Sunak. Sunak tha gjithashtu se do të propozojë masa për të kufizuar disponueshmërinë e nikotinës te fëmijët. “Duhet të veprojmë përpara se kjo të bëhet endemike, do të propozojë edhe masa për të kufizuar disponueshmërinë e nikotinës tek fëmijët tanë”, tha kryeministri Sunak. “Si kryeministër, kam detyrimin të bëj atë që mendoj se është gjëja e duhur për vendin tonë në planin afatgjatë. Dhe si konservatorë, ne kurrë nuk e kemi shmangur këtë përgjegjësi”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments