Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFSHZH do të zhvillojë projektin e kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë

FSHZH do të zhvillojë projektin e kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për zbatimin e projektit për zhvillimin e zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, përfshirë stadiumin. Sipas këtij vendimi Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre dhe të projektit përkatës, duke përdorur fonde nga programet aktuale të zhvillimit; paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe bashkia Korçë lidhin marrëveshje bashkëpunimi në funksion të zhvillimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, bashkia Korçë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments