Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREEstonia dhe Letonia pajisen me automjete ushtarake me vlerë 693 milionë euro

Estonia dhe Letonia pajisen me automjete ushtarake me vlerë 693 milionë euro

Estonia dhe Letonia kanë planifikuar të zgjerojnë dhe modernizojnë pajisjet e transportit të forcave të tyre të armatosura duke blerë së bashku automjete ushtarake me një vlerë totale prej rreth 693 milionë euro (729 milionë dollarë), thanë sot zyrtarët estonezë. “Qendra Estoneze e Investimeve në Mbrojtjes tha se ka nënshkruar një marrëveshje kuadër me përfaqësuesit vendas të kompanive “Volvo”, “Scania” dhe “Mercedes Benz”. Kontrata ka një afat prej shtatë vjetësh”, tha autoriteti. “Automjetet janë të llojeve dhe përmasave të ndryshme dhe do të porositen dhe dorëzohen në grupe”, thuhet në deklaratë. Mes tyre do të jenë mjete logjistike të projektuara për transport rrugor dhe mjete taktike që mund të përdoren si në terren ashtu edhe në rrugë. “Afro 400 automjete do të blihen në fazën e parë të prokurimit, ndërsa e para do të dorëzohet vitin e ardhshëm”, sipas deklaratës. Estonia dhe Letonia kanë zgjeruar së fundmi bashkëpunimin e tyre në sektorin e armatimit në dritën e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Dy shtetet fqinje balltike të BE-së dhe NATO-s në kufi me Rusinë kanë rënë dakord të blejnë bashkërisht sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme Iris-T të prodhimit gjerman.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments