Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRikonstruksioni i hidrovorit të Karavastasë garanton kullimin e 7 mijë ha tokë...

Rikonstruksioni i hidrovorit të Karavastasë garanton kullimin e 7 mijë ha tokë bujqësore

Hidrovori i Karavastasë, një vepër e ndërtuar në 1970, është nga më të rëndësishmit në Shqipëri dhe ndër të mëdhenjtë në Ballkan. Rikonstruksioni i tij dhe vendosja e pompave të reja elektromekanike japin siguri maksimale për evitimin e përmbytjeve të tokës bujqësore në këto zona. Ndërhyrja e këtij lloji është e para që po kryhet ndaj dhe kërkon një vëmendje të veçantë. Investimet në sistemet e ujitjes dhe mbrojtjen e argjinaturave, janë në fokus të objektivave në projektet që zbaton Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërhyrjet në sistemin e ujitjes dhe kullimit ndikojnë në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe reduktojnë rrezikun nga përmbytjet. MBZHR po vijon me investimet në infrastrukturën vaditëse dhe kulluese për të lehtësuar punën e fermerëve, teksa po ecën paralelisht me programet mbështetëse për rritjen e prodhimit bujqësor vendas.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments