Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAKU: Treguesit gjeografikë në etiketën e produkteve tradicionale

AKU: Treguesit gjeografikë në etiketën e produkteve tradicionale

“Mbrojtja e treguesit gjeografik për produktet bujqësore, produktet ushqimore, pijet alkoolike dhe joalkoolike”, ishte tematika e trajnimit, me inspektorët e Sektorit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU-ve, të drejtorive të ndryshme rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, bazuar në nismën “Të trajnuarit, trajnojnë”. Qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i njohurive nga legjislacioni dhe praktikat e shteteve anëtare të BE-së, mbi treguesit gjeografik që deklarohen në etiketën e produkteve ushqimore, kryesisht në produktet tradicionale, verë, raki, vaj ulliri etj. Janë identifikuar tri skema të cilësisë, përcaktimi i skemave të origjinës (PDO), treguesi gjeografik i mbrojtur (PGI) dhe specialiteti tradicional i garantuar (TSG), të cilat synojnë mbrojtjen e emrave të produkteve specifike për të promovuar karakteristikat e tyre unike. Implementimi i skemave të cilësisë së ushqimit mund të sjellë shumë përfitime, jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët. Mund të përmirësohet qasja në treg, ruhet ekspertiza lokale, por edhe mbrohen burimet kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments