Ish-presidenti Donald Trump ka sulmuar një gjyqtar dhe një prokuror në një ditë dramatike në sallën e gjyqit, teksa ai mori pjesë në hapjen e një gjyqi për mashtrim, që mund të kërcënonte perandorinë e tij të biznesit. Trump, organizata ”Trump”, disa drejtues dhe dy nga fëmijët e tij – Donald Jr dhe Eric – janë të pandehurit në gjyqin civil në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Ata akuzohen për mashtrim, falsifikim të të dhënave afariste, dhënie të pasqyrave financiare false dhe komplot. “Është një mashtrim, është një mashtrim. Që ta dini, pasqyrat e mia financiare janë fenomenale”, tha Trump. “Nuk ka asnjë krim – krimi është kundër meje”, shtoi ai. Javën e kaluar gjykatësi Engoron vendosi kundër zotit Trump në një kërkesë qendrore të padisë, duke gjetur se ai kishte mbivlerësuar pronat e tij me qindra miliona dollarë për të marrë kredi bankare të favorshme. Avokatët e zotit Trump iu drejtuan gjykatës menjëherë më pas, duke sulmuar argumentet e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut. Ajo pretendoi se Trump nuk e ka fryrë vlerën e aseteve të tij – përfshirë resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. ”Pasuritë e paluajtshme ishin të lakueshme”, tha ajo. Çështja do të vendoset nga gjyqtari Engoron, jo një juri. Ekziston mundësia që Trump mund të humbasë disa nga pronat që janë bërë pjesë e firmës së markës së tij.