Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Domino’s” përdor IA-në për të thjeshtuar porositë e picave

“Domino’s” përdor IA-në për të thjeshtuar porositë e picave

Kompania amerikane e ushqimit “Domino’s Pizza” tha se ka bashkëpunuar me “Microsoft” në zgjidhjet gjeneruese të IA-së për porositë e personalizuara dhe logjistikën e thjeshtuar të dyqaneve. Kompanitë kanë planifikuar të krijojnë gjeneratën e ardhshme të operacioneve të porositjes dhe ruajtjes së picave me teknologji gjeneruese të IA-së dhe fuqi kompjuterike cloud. “Do të përdorim shërbimin “Microsoft Cloud” dhe “Azure OpenAI “për të transformuar përvojat e konsumatorit të “Domino’s Pizza”,thanë kompanitë. “Domino’s Pizza” ka planifikuar të fillojë pilotimin e zgjidhjeve gjeneruese të IA-së për dyqanet dhe klientët brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Si pjesë e aleancës strategjike, “Domino’s” dhe “Microsoft” do të krijojnë një Laborator Inovacioni. Kompanitë vunë në dukje se janë të përkushtuara ndaj praktikave të përgjegjshme të IA-së që mbrojnë të dhënat dhe privatësinë e klientëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments