Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C deri në 27°C.
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV POR nuk priten reshje.Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RRITJE në mëngjes DHE në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Europa Juglindore dhe Perëndimore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do ti ketë vranësirat më të shpeshta si pasojë e zhillimit të ciklonit të Islandës. Parashikohet që Europa Veriore dhe Lindore të mbizotërohen nga rrebeshet e shiut KU herë pas here do të ketë edhe stuhi të përkohëshme ere, të cilat më të dukshme pritet të jenë në Rajonin e Balltikut. Gjithashtu me rrebeshe shiu PARAQITEN Alpet e Europës.