Ne mbështesim planin me 10 pika, të paraqitur nga Komisioni Evropian dhe u propozojmë kolegëve tanë ta zbatojnë sa më shpejt, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë deklaratës përfundimtare në fund të samitit të liderëve të grupit MED 9, që përfshin Qipron, Kroacinë, Slloveninë, Spanjën, Francën, Greqinë, Italinë Maltën dhe Portugalinë. ”Migrimi është një situatë e jashtëzakonshme, veçanërisht ai që preku Lampedusën. Duhet të ketë një përgjigje të vetme evropiane. Duhet të solidarizohemi të gjithë me Italinë”, theksoi ai. ”Falënderoj Ursula von der Leyenin për planin 10 pikësh të paraqitur”, tha Macron. ”Në takimin me kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian u propozuam kolegëve tanë që t’i zbatojnë këto 10 pika për të finalizuar gjërat. Shpresoj që në ditët në vijim Bashkimi Evropian të mund të përmirësojë funksionimin e brendshëm për të punuar së bashku për çështjen e migrimit”, përfundoi ai.
Macron: Mbështesim planin 10 pikësh të Von der Leyenit për migracionin
RELATED ARTICLES