Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARERAI së shpejti do të flasë edhe në gjuhën arbëreshe

RAI së shpejti do të flasë edhe në gjuhën arbëreshe

“Në Radio-Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht”, shkruan Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online. Ky vendim vjen në kuadër të takimit të 3 korrikut 2023 në Senatin e Republikës italiane, në Romë, në Pallatin “Giustiniani“, ku u mbajt veprimtaria studimore mbi Arsimin dhe Komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave gjuhësore historike arbëreshe në Itali. Në këtë takim ishte e pranishme edhe prof. Diana Kastrati nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Kjo veprimtari e promovuar nga Fondacioni “Crucitti“, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë së Rai në Kalabri, ishte e një rëndësie të veçantë, pasi solli në vëmendje në nivel kushtetues të pakicës gjuhësore arbëreshe me iniciativën dhe pjesëmarrjen e zvpresidentit të këtij Senati, Maurizio Gasparri. Komisioni parlamentar për drejtimin dhe mbikqyrjen e përgjithshme të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Radio Televizionit publik italian Rai në vitet 2023-2028. Amendamenti i paragrafit 4, i paraqitur nga nënkryetari Maurizio Gasparri shprehimisht thotë: “Komisioni përcakton zgjedhjen e një selie rajonale të statutit të zakonshëm të Rajoneve, të cilave do t’iu besohen nivelet minimale të mbrojtjes për gjuhën arbëreshe“.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ