Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPolicia arreston 20 persona të dyshuar për lidhje me sulmin në Ankara

Policia arreston 20 persona të dyshuar për lidhje me sulmin në Ankara

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me grupin militant kurd që mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në fundjavë, në kryeqytetin e Ankarasë. Ministria e Brendshme tha se të dyshuarit u arrestuan në Stamboll dhe provincën Kirikkale, në lindje të Ankarasë. Partia e ndaluar e Punëtorëve Kurdë, ose PKK, mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës, në të cilin një sulmues hodhi veten në erë përpara hyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe një tjetër vdiq nga të shtënat e policisë. Dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë nga shkëmbimi i zjarrit pas shpërthimit. “Gjatë operacioneve të sigurisë, u konfiskuan armë dhe municione”, tha Ministria e Brendshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments