Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA​Kurti takon kryetarët e komunave, iu premton rritje të grantit të përgjithshëm

​Kurti takon kryetarët e komunave, iu premton rritje të grantit të përgjithshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e linjës është takuar të hënën me kryetarët e komunave të Kosovës. Kreu qeveritar iu premtoi kryetarëve se në vitin e ardhshëm granti i përgjithshëm për komunat do të jetë rreth 250 milionë euro, i cili sipas tij është vlerë rekorde si asnjëherë më parë. “Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro. Po bëhet viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute buxheti i vitit 2024 është për gati 90 milionë euro më i lartë krahasuar me vitin 2023, kurse nga fillimi i mandatit për tri vite buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë. Investimet kapitale nga ministritë e linjës në komuna përfshijnë autostrada, përmirësim të infrastrukturës në qendër dhe rrugë të reja, ndriçim publik, investime në energji efiçiente, parqe, hapësira të gjelbra, shkolla për nxënësit dhe shtëpi për personat me kushte të vështira financiare. Këto investime përfshijnë të gjitha komunat dhe pa përjashtuar asnjë zonë dhe diskriminuar asnjë komunitet. Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 kap shumën prej 284.7 milionë euro, e që paraqet vlerën më të madhe ndonjëherë për këtë grant. Kjo vlerë rekorde e grantit të përgjithshëm vjen si rezultat i rritjes së të hyrave në buxhetin e shtetit”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments