Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKariko dhe Weissman marrin çmimin Nobel në Mjekësi

Kariko dhe Weissman marrin çmimin Nobel në Mjekësi

Çmimin Nobel në Mjekësi e morën sot hungarezja, Katalin Kariko dhe amerikani, Drew Weissman për vaksinën mRNA. Katalin Kariko dhe Drew Weissman bënë zbulime në fushën e ARN-së mesazhere që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19. ”Të dy studiuesit u dalluan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazave nukleike që lejuan zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19”, njoftoi juria. Puna e tyre në teknologjinë e mesazherëve të acidit ribonukleik (mRNA) mundësoi zhvillimin e gjilpërave që u provuan se ishin jetike kur shpërtheu pandemia duke mbrojtur miliona njerëz në mbarë botën nga koronavirusi. “Zbulimet nga dy laureatët e çmimit Nobel ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e vaksinave efektive të mRNA kundër Covid-19 gjatë pandemisë që filloi në fillim të vitit 2020″, shtoi instituti ”Nobel” në një deklaratë. “Përmes gjetjeve të tyre novatore, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht të kuptuarit tonë se si mRNA ndërvepron me sistemin tonë imunitar, laureatët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments