Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALEARSIMNis viti i ri akademik, 20 mijë studentë ulen për herë të...

Nis viti i ri akademik, 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore

Në të gjitha universitetet e vendit nis sot viti i ri akademik 2023-2024. Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin. Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator. Regjistrimi u krye online për dy raundet e para dhe në përfundim të tyre, në programet e studimit ku mbetën kuota të lira pranimi, kandidatët që aplikuan në U-Albania u regjistruan drejtpërdrejtë në universitete deri në plotësimin e të gjitha kuotave. Risi këtë vit për studentët që ulen për herë të parë në auditoret e mjekësisë është që duhet të lidhin kontratë për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin tonë për një periudhë 5-vjeçare. Ndërsa për studentët që janë duke e ndjekur mjekësinë aktualisht, detyrimi është më pak vite. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu iu drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve. “Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë. Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës”, tha Manastirliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments