Monday, October 21, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti E Hënë,2 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti E Hënë,2 Tetor 2023

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët POR pas-mesdite pritet kalim i vranësirave KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen përkohësisht duke ja lënë vendin kthjellimeve në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 29 gradë C në orët e mesditës.

Republika e MV MBETET në ndikimin e motit të kthjellët GJATE orëve të paradites POR pjesa e dytë e ditës  do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Kjo situatë e atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperaturat e ajrit do të regjistrohen nga 11 gradë C deri në 32 gradë C.

Vendet e Europës Veriore si edhe rajoni i Balltikut; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, disa zona në qendër të kontinentit si edhe Alpet e Europës do të MBETEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të DOMINOHET nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments