Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Scholz: Kontrolle shtesë kufitare

 Scholz: Kontrolle shtesë kufitare

Numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë në Gjermani, aktualisht është shumë i lartë, tha kancelari gjerman Olaf Scholz për grupin mediatik MADSACK. “Kjo është arsyeja pse ne kemi mbështetur prej kohësh masat për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Evropës”, tha ai. “Ne po ndërmarrim masa shtesë sigurie në kufijtë me Austrinë”, shtoi Scholz. “Gjithashtu, kemi rënë dakord për kontrolle të përbashkëta me Zvicrën dhe Republikën Çeke në kufijtë e tyre”, tha kancelari gjerman, Scholz. Të tri palët ranë dakord që policia gjermane të patrullojë edhe territorin e dy vendeve fqinje. Qëllimi është të luftohet në mënyrë efektive kundër kontrabandistëve dhe të zbulohen dhe parandalohen hyrjet e paautorizuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments