Masat ajrore të qëndrueshme që po diktojnë kushtet e motit në Ballkanin Jugor po ndikojnë në kushtet atmosferike të Kosovës, duke bërë që të ketë alternime kthjellimeshe dhe vranësirash të shpeshta. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa orët vijuese sjellin shtim graual të vranësirave në të gjithë territorin. Temperarurat e ajrit priten të luhaten nga 11 gradë C deri në 28 gradë C.
MBETET me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash Gadishulli i Ballkanit. Po ashtu; gadishulli Iberik si edhe brigjet e Egjeut do të dominohen nga moti i qëndrueshëm, KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Ndërsa; ishujt Britanikë, Europa Lindore si edhe Vendet Nordike pritet të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike.
MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, POR herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore të MV do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të MV. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 10 gradë C deri në 31 gradë C.